Një delegacion amerikan i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance ka mbërritur në Islamabad për të rinisur bisedimet me Iranin, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm në kryeqytetin pakistanez.
Takimi vjen pas një raundi të paqartë bisedimesh të zhvilluar më 12 prill, dhe përfaqësuesit amerikanë do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për përfundimin e konfliktit me Iranin.
Në delegacionin amerikan përfshihet gjithashtu Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, dhe negociatori special Steve Witkoff.
Sipas agjencisë AFP, autoritetet pakistaneze kanë vendosur masa të rrepta sigurie, duke mbyllur disa rrugë dhe duke vendosur kufizime qarkullimi për të garantuar sigurinë e delegatëve dhe zhvillimin e bisedimeve.
Presidenti Donald Trump e konfirmoi këtë takim në platformën e tij Truth Social, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve për të arritur një zgjidhje përfundimtare të konfliktit me Iranin.
/5pyetjet.al









