Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur për takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kurti ka thënë se Kosova është përjetë falënderuese për kontributin e Shqipërisë.
“Shqipërisë i jemi falënderues për jetë për gjithë kontributin e saj para luftës, gjatë luftës e pas luftës. Sot e kësaj dite dhe presidenti i Shqipërisë Begaj është gjithmonë i mirëseardhur duke qenë edhe ushtarak edhe mjek e di shumë mirë 12 qershorin e 1999 dhe të falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti, transmeton KP.
Begaj gjithashtu përgëzoi Kosovën për gjithçka që ka bërë deri me tani.
“Sot është dita e rilindjes së Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun, sakrificën e heronjve të UÇK-së dhe unë dua të përgëzoj Kosovën për gjithçka që ka bërë deri më tani, dhe që do të bëjë në të ardhmen për të pasur një popull i cili do të ketë mirëqenie dhe prosperitet”, është shprehur Begaj.