Nënkomisioni i Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve të anëtarëve të KLP dhe KLGJ në radhët e shoqërisë civile kanë marrë në pyetje kandidatët e përzgjedhur.
Në këtë komision është paraqitur kandidatja Eris Hysi e cila është paraqitur për të shpallur kandidaturën dhe arsyet se përse do të jetë pjesë e një nga vendeve vakante në sistemin e drejtësisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pyeti kandidaten Eris Hysi, nëse ka lidhje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Hysi u shpreh se kishte njohje dhe raporte profesionale.