Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pasur një debat me mazhorancën për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve.
Bardhi u shpreh se gjithë Tirana ishte e informuar se Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP”.
“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë poltikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsesus për një proces të deformur. Me thoni një rast kur keni dal kundër raportit të Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni poltikisht atë! Në konsesusin e japim vetëm mbi kushtetutë. Në qoftë se ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me Kushtetutën dhe s’mund te pranojmë këtë ndërhyrje. E din gjithë Tirana, qe njerëzit e Engjell Agaçit janë piketuar per kryetar te KLP”, tha Bardhi.