Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi gjatë një konference për mediat ka publikuar dokumentin e IFC-së për studimin në lidhje me pastrimin e Tiranës.
Këlliçi tha se Erion Veliaj gënjen kur thotë se, e ka ulur çmimin e pastrimit të Tiranës, sepse sipas dokumenteve, në fakt ai e ka rritur me 2.5 herë çmimin për ton në lidhje me trajtimin e mbetjeve.
“Nëse SPAK ka ende vështirësi për këtë material ekskluziv, ju garantoj se ditën e sotme, në përfundim të konferencës për shtyp, do ia depozitojmë me firmë dhe vulë SPAK-ut për t’i ardhur në ndihmë organit të akuzës.
Megjithatë, e rëndësishme është që të mbetet në thelb se kush ka qenë propozimi i ardhur nga BB dhe çfarë bën Erion Veliaj sot.
Thelbi është se BB dhe IFC kanë sjellë një propozim për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve me tarifë 38 euro për ton.
Sot Erion Veliaj paguan 95.8 euro për ton, 2.5 herë më shumë, përmes investitorëve të tij të jashtëzakonshëm holandezë dhe me eksperiencë ndërkombëtare që quhen Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto” tha ai.