Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur pas thirrjes në SPAK, duke shprehur se sfidon “fundërrinat e Ramaformës”.
‘Unë do të ballafaqohem kudo me të gjithë fundërrinat e ramaformës. Me fundërrinat e ramaformës kudo. Këtu matanë detit, matanë oqeanit ku të kenë dëshirë. Nuk kam asnjë akt vendim që cënon interesin publik. Aty është mali skandaleve pa fund. Në majë është Edi Rama. Me firmë, zë, figurë. Por duan një mandat tjetër, se nuk u mjafton nëntë. Duan të bëjnë politikë, por të mos votohen’, u shpreh Meta.