I nxehti i pazakontë për qershorin që përfshiu vendin tonë dërgoi drejt spitalit shumë persona. Në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë mjekët tregojnë se ccdo ditë u kanë kërkuar ndihmë rreth 120 pacientë. Zemra, luhatjet e vlerave të tensionit të gjakut dhe goditjet nga dielli ishin ankesat më të shpeshta të tyre.
Nga mesi I javës së ardhshme pritet që sërish vendi të përfshihet nga i nxehti pasojë e masave ajrore me origjinë nga Afrika.
“Dhe pse vala e të nxehtit e ka pasur epiqendrën në Greqi ne i kemi ndjerë temperaturat shumë të larta, maksimalja ka arritur 37 dhe për shkak të lagështirës së lartë në disa raste është ndjerë 39 – 40 gradë celcius.
Parashikohet që nesër të ketë rrebeshe në veri dhe qendër, sërish jugu vetëm me momente me pika shiu, nesër kemi një rënie relativisht me 3 – 4 gradë në pjesën më të madhe të territorit ku maksimalja do të jetë jo më shumë se 29 – 30 gradë dhe fundjava mbetet me mot të qendrueshëm.
Do kemi vetëm këto dy- tre ditë me temperatura tipike të qershorit, më pas java tjetër do ketë 34 – 35 gradë dhe mbi këtë vlerë. Që nga e mërkura tjetër do të jemi në ndikimin e masave ajrore që vijnë nga Afrika edhe pse sërish epiqendra do të jetë në Greqi dhe temperaturat më ekstreme do të jenë sërish atje” u shpreh ajo.