-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shota” makina e parë ushtarake, prezantohet në panairin e mbrojtjes në Paris

Kryesoret

Në Shqipëri për herë të parë është prodhuar makina e parë ushtarake e blinduar.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social pamjet e makinës së parë ushtarake shqiptare e quajtur “Shota”.

Rama shkruan “Shota” makina e parë ushtarake shqiptare e krijuar nga një vajzë nga Bulqiza Arjeta Puca dhe ekipi i saj i vajzave.

Prezantimi i saj do të bëhet në Panairin Eurosatory Paris 2024 në panairin ndërkombëtar për mjete mbrojtje, në të cilin Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare.

Panairi zgjat nga data 17 deri në 21 qershor ku do të marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota, ku mes tyre do përfaqësohet edhe Shqipëria.

Në panair do ketë delegacione nga shtete të ndryshme por edhe përfaqësues të SHBA e NATO të interesuar për mjete në fushën e mbrojtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit