Policia Spanjolle ka arrestuar në Valencia një 43-vjeçar i cili ishte me origjinë shqiptare pasi tentoi me dashje të përplaste 2 persona në një motorr.
Kjo ngjarje ka ndodhur në 27 prill ku një makinë me shpejtësi të madhe iu afrua motoçikletës, duke goditur 2 persona.
Automjeti më pas iku në drejtim të Gran Vía Marqués del Túria, duke kaluar semaforët e kuq në rrugën e tij, duke vënë në rrezik këmbësorët që po kalonin nëpër zonë.
Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime dhe djegie, njëri prej tyre ka frakturë në qafë dhe këmbë, duke u shtruar në spital.