Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjete sociale ka përgëzuar Drejtorinë e Forcave të Posaçme Operacionale, Policinë e Shtetit dhe Policinë Kufitare për operacionet e fundit.
Balla shprehet se falë goditjeve të fundit janë arrestuar dhe proceduar 45 persona për vepra të ndryshme penale.
Postimi i Ballës:
Përgëzime Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Policisë së Shtetit në Himarë, Vlorë, Fier, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Dibër, si dhe Policisë Kufitare në Vlorë, Kakavije e Rinas, për goditjet e fundit, duke arrestuar/proceduar 45 shtetas për vepra të ndryshme penale.