Pas përfundimit të mbledhjes ku kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi për rekurs të vendimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë ai ka bërë një ndryshim të logos së partisë.
Basha ka prezantuar shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike ku bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë” me të cilën u prezantua programi elektoral në 1 qershor, i është shtuar edhe “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.
“DEMOKRATËT EUROATLANTIKË” identifikon tashmë Partinë Demokratike, duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare me të cilat kjo forcë politike ka lindur, si forca e parë properëndimore e pluralizmit shqiptar. Duke mbajtur të qartë edhe një nga dallimet parimore që ishin në qendër të përplasjeve të brendshme që nisën pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe pezullimin e këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD”, tha Basha.