Në Prrenjas një 41-vjeçar me iniciale V.Rr është arrestuar nga policia pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e shërbimit pyjor.
Arrestimi i tij u bë e mundur pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor ku ai tha se më datë 13 qershor, 41-vjeçari e kishte goditur me grushte për shkak të detyrës.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete të dyshuara të kontrabanduara.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.