Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për zjarrin e rënë pasditen e sotme në Shkodër.
Peleshi thotë se strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll.
Ai thekson se forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, helikopteri #Cougar dhe një grup efektivësh të FA u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit të rënë në lagjen Qafhardhi, në Shkodër rreth orës 19:00.Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll. Forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit, shkruan Peleshi.
Më tej ai thotë se janë gjithmonë në gatishmëri për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.