-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis Euro2024, Sylvinho gati formacionin, Marca: Shqipëria ka një ‘tank’

Kryesoret

Pritjes i erdhi fundi. Sonte nis Euro2024. Në fushë për ndeshjen hapësë do të zbresin Gjermania pritëse dhe Skocia. Nesër e ka radhën Shqipëria.

Trajneri Sylvinho ka testuar formacionin me të cilin pritet që të zbresë në “Signal Iduna Park” të shtunën në orën 21:00 përballë Italisë. Formacioni i mundshëm; Berisha; Hysaj; Ajeti; Gjimshiti; Mitaj; Asllani; Ramadani; Bajrami; Asani; Broja; Seferi.

Gazeta e njohur spanjolle Marca i ka thurur mjaft elozhe Brojës duke e futur në listën e talenteve që pritet që të shpërthejnë në këtë kompeticion.

“Ky ‘tank’ me përmasa 1.91 metra – mund të jetë, nga ana tjetër, ylli i Shqipërisë. Ish-lojtari i të rinjve të Tottenhamit, ai udhëhoqi Chelsean për moshat për të fituar Ligën dhe Kupën në 2017-18. Ai madje bëri debutimin e tij me Blutë nën drejtimin e Frank Lampard në vitin 2020.

Ishte 18 vjeç e 5 muaj. Ai la shifra të pranueshme në huazimet e tij te Vitesse dhe Southampton, por thyerja që pësoi në vitin 2022 ngadalësoi përparimin e tij.

Sërish në huazim te Fulham në janar… por nuk i ka pasur të gjitha minutat që donte. Euro2024 do të jetë mundësia për të shpenguar veten” shkruan gazeta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit