Një zjarr i përmasave të mëdha ra pasditen e sotme në lagjen “Qafëhardhi” në qytetin e Shkodrës. Flakët përfshinë tregun e rrobave të përdorura ku forca të shumta zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes shkoi edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci i cili tha se pas shumë përpjekjeve flakët u vunë nën kontroll.
Kryebashkiaku i Shkodrës: Një orë e gjysëm luftë e vërtetë, situata u stabilizua
Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni tha se është lokalizuar perimetri i zjarrit.
Angoni tha se nuk të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit.
“Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe Vau i Dejës, Ulqini. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore. Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar” – tha Angoni.