-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot nis Euro2024, nga stadiumet te ndeshjet, gjithçka që duhet të dini

Kryesoret

Nis Kampionati Evropian 2024 në Gjermani, ku organizatorët do të luajnë sonte në 21:00 në stadiumin Allianz Arena të Mynihut ndeshjen hapëse ndaj Skocisë, e vlefshme për Grupin A. Kampionati do të zgjasë deri më 14 korrik, do të nisë sonte me ceremoninë e hapjes dhe ndeshjen mes Gjermanisë dhe Skocisë

Në turne do të marrin pjesë 24 skuadra dhe Gjeorgjia është e vetmja kombëtare që do të debutojë për herë të parë në një Kampionat Evropian mes përzgjedhjeve më të mira evropiane.

Euro 2024 do të mbahet në 10 qytete. Këto janë: Berlini, Mynihu, Këlni, Dortmundi, Dyseldorfi, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburgu, Lajpcigu dhe Shtutgarti.

Ndeshja e parë mes Gjermanisë dhe Skocisë do të luhet më 14 qershor në Mynih, ndërsa finalja do të luhet më 14 korrik në stadiumin Olimpik të Berlinit. 51 ndeshje do të luhen në dhjetë qytete.

Për Kampionatin Evropian në Gjermani janë regjistruar 622 lojtarë dhe më së shumti përfaqësues do të kenë kampionët e Anglisë dhe Italisë, Manchester City dhe Interi, me nga 13 lojtarë.

Çdo kombëtare do të fitojë 9.25 milionë euro vetëm pas kualifikimit në Euro 2024 dhe shuma maksimale që mund të fitojë kampioni i Evropës nëse fiton të gjitha fitoret në grup është 28 milionë euro.

Franca dhe Anglia llogariten si favoritët kryesor, pasi ekipet e tyre kombëtare kanë vlerë prej 1.23 miliardë eurosh, respektivisht 1.52 miliardë euro. Pas tyre vijnë Portugalia me vlerë 1.05 miliardë euro, Spanja (965 milionë euro) dhe vendin e pestë e mbajnë gjermanët (851).

Italia shihet si më pak favorit sesa këto pesë kombëtare, por vjen si kampion në fuqi i Evropës. Spanja dhe Gjermania janë rekordmenët me nga tre tituj evropianë, ndërsa Franca është dy herë kampione e Evropës së bashku me Italinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit