-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Kush mban zjarrin ndezur lufton për interesa personale

Kryesoret

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit për vulën e PD.

Sipas Sulës tashmë gjithçka është e qartë për të djathtën dhe demokratët nuk duhet të kenë më pikëpyetjet se kush është kryetari legjitim.

“Partia Demokratike nuk i përket vetëm dy individëve. PD është aset kombëtar. Pas më shumë se dy viteve rrugëtim në gjykatat e vendit, tashmë ka një vendim të formës së prerë”, tha Sula.

Më tej ai theksoi se për shkak të konfliktit të dy protagonistëve Lulzim Basha dhe Sali Berisha, qeveria përjetoi një tjetër mandat komod pa shumë shqetësime nga ana e opozitës.

“Me rëndësi është që teksa kemi hyrë në vitin elektoral, asnjëri nga dy shkaktarët e konfliktit nuk duhet ti “fryjë zjarrit” për të mbajtur konfliktin ndezur e për rrjedhojë t’ia japë fitoren në tavolinë mazhorancës aktuale. Ata demokratë që e kanë të lidhur militimin e tyre në parti duke u mbështetur te logoja e PD meritojnë të fokusohen vetëm në qëllimin parësor për ti ofruar shqiptarëve një alternativë. Në këtë këndvështrim mbajtja e konfliktit ndezur është egoizëm dhe luftë për interesa personale”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit