Pasditen e sotme në Shkodër ra zjarri në tregun e rrobave të përdorura ku zjarri ka dëmtuar rreth 100 tregtarë.
Flakët e zjarrit dogjën rreth 5 banesa dhe 2 zjarrfikës dhe një e moshuar u asfiksuan dhe janë dërguar në spital.
Kryetari i Bashkisë Benet Beci tha se ka qenë një orë shumë e vështirë lufte, por me ndihmën e forcave ushtarake çdo gjë është në kontroll.
Gjithashtu Beneti ka reaguar duke i shprehur falënderime stafit mjekësor të spitalit të Shkodrës pasi 2 zjarrfikësit dhe e moshuara pas ndihmës mjekësore gjendja e tyre është e mirë dhe pa asnjë komplikacion shëndetësor.