Sonte në 21:00 të mbrëmjes, Italia dhe Shqipëria do ndeshen në mitikun “Signal Iduna Park” të Dortmundit dhe të dy teknikët duket se kanë sheshuar idetë për formacionin titullar. Luciano Spalletti e ka gati formacionin që do të hidhen në fushë.
Formacioni titullar i Italisë pritet të jetë: Donnarumma në portë, një mbrojtje me katër lojtarë me Di Lorenzo dhe Dimarco në krahë dhe dyshen e re të qendrës Bastoni-Calafiori, mesfushori i Interit dhe Jorginho në mesin e fushës dhe një trekëndësh interesant i përbërë nga Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini që mbështesin Scamacca-n, të cilit do t’i besohet maja e sulmit.