-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhen flakët e zjarrit që përpiu tregun në Shkodër

Kryesoret

Zjarri masiv që përfshi ditën e djeshme tregun e rrobave të përdorura në Shkodër është vënë nën kontroll gjatë mesnatës së kësaj të premteje.

Zjarrfikësit e Shkodrës, por edhe ekipet nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari kanë luftuar me flakët, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

Për shkak edhe të urbanistikës, zjarrëfikësit patën probleme në neutralizimin e flakëve, duke bërë që në ndihmë të tyre të shkojë edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

Nga zjarri, në total u shkrumbuan 25 njësitë tregtare që ishin brenda tregut dhe pesë banesa afër zonës.

Nga tymi, një banore e zonës dhe dy zjarrëfikës patën probleme shëndetësore dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht pa probleme serioze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit