-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e fortë e Metës: Merrni armët në dorë, unë kallashin, di të qëlloj mirë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u kërkoi sot banorëve të Roskovecit që të marrin armët në duar për të mbrojtur interesat e tyre. Vetë Meta tha se është gati të marrë kallashin. Sot kapi varrenë për të prishur piketat e vendosura nga firma që do të ndërtojë TEC-in që banorët e kundërshtojnë.

“Merrni varrenë, shembni piketat (qe ka vendosur kompania per TEC-in) ti dalë zjarri dhe tymi. Edhe armët duhen marrë, kaq, për të mbrojtur këta kalamaj, edhe mua këtu do të më keni, me kallash në dorë, di të qëlloj mirë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni njerëzit. Vetëm huri i ndanë punët me këta hajdutë.

Të shkojë kompania greke ta bëjë TEC-in në Greqi. Si mundet që të shkatërrohet një pasuri e tillë. Janë me dhjetëra hektarë sera që marrin zero mbështetje nga qeveria. Aq sa janë detyruar njerëzit që një pjesë e madhe t’i braktisin këto troje të mrekullueshme që prodhojnë begati, për këta që të bëhen sipërmarrës.

Prandaj të dashur banorë të Roskovecit jam këtu me ju, kundër kësaj veprimtarie kriminale që është si dy pika uji me inceneratorin famëkeq dhe u habita kur pashë një emër Agaçi, tek rruga, më kujton atë dhe të ketë turp Engjëll Agaci që është bërë bashkë me Ramën dhe Majlinda Bufin për ta bërë TEC-in këtu sepse kanë menduar se e nënshtrojnë më kollaj këtë zonë që është e jashtëzakonshme për bujqësinë dhe agroturizmin, është një tokë pjellore. Nuk i mjaftonin kësaj zone ndotja nga puset por tani edhe këta.

Një grup të korruptuarish kanë marrë vendime kriminale kundër jush, duan t’u largojnë përfundimisht. Duan edhe fëmijët t’i përzënë nga këtu dhe bën prapë marrëveshje për të sjellë filipinas pasi qëllimi i tij është vendosja e Shqipërisë në një regjim inceneraotrësh, PPP kriminale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit