Ditën e sotme në fshatin Pilur në Vlorë ka humbur jetën një turist polak.
74-vjeçari me iniciale P.S. ka ndërruar jetë në vendin e quajtur “Kisha”, si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.