Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer stërvitjes në kampin bazë në “Kaiserau” të Dortmundit.
Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë kuq e zinjtë patën një stërvitje të lehtë me karakter lehtësues.
Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos teksa atmosfera dukshëm ishte e nderë, kjo edhe pas humbjes me Italinë vetëm dje në mbrëmje.
Në pamjet e publikuara nga FSHF duket dëshpërimi i Rey Manaj për rastin e humbur përballë Donnarummas në fundin e ndeshjes me Italinë.
Kombëtarja po përgatit ndeshjen e radhës atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg.
Përveç këtij dueli Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf.