“Reuters” shkruan se lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha ka humbur këtë të hënë apelimin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani.
“Sali Berishës, kreut të PD-së, partisë kryesore të opozitës në Shqipëri, i është ndaluar hyrja në Britani të Madhe në vitin 2022 për lidhje të tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.
Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në muajin Mars, me argumentin se ai është ndaluar për të hyrë në Mbretëri të Bashkuar në bazë të pretendimeve të rreme të paprovuara”, shkruan “Reuters”.