-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çollaku: PD më e madhe se çdo kryetar!

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar sërish për situatën brenda opozitës pas vendimit të tij për të shkuar pas vulës duke u larguar nga Lulzim Basha. Çollaku thotë se “PD duhet të jetë parti me e madhe se çdo kryetar”.

“Unë nuk kam braktisur askënd, unë kam refuzuar këdo qe me kërkon të braktisë PD.

Unë besoj se PD duhet të jetë parti me e madhe se çdo kryetar.

Unë besoj se ne PD duhet të gjejnë mundësi bashkekzistence dhe ata qe mbështesin një kryetar dhe ata qe e kundërshtojnë një kryetar.

Unë mendoj se kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund te kthehet ne kundërvënie ndaj PD.

Unë mendoj se për te zhvilluar dhe fuqizuar PD, dialogu, debati dhe përballja duhet te ndodhe me dinjitet brenda PD, jo duke e braktisur PD.

Kjo kërkon realizëm, arsye të ftohte, mendje te hapura dhe pak idealizëm nga kushdo” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit