Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dyshohet se u përpoq të bashkohej me një përleshje huliganësh mes tifozëve serb dhe atyre anglezë.
Disa pamje që qarkullojnë në internet tregojnë një burrë ku mediat gjermane dhe kroate kanë thënë se është Danilo Vuçiç por ende nuk i është konfirmuar identiteti.
Raportet e pakonfirmuara nga T-Online dhe media të tjera pretendojnë gjithashtu se djali i Aleksandër Vuçiçit të mbahej nga anëtarët e fshehtë të Cobra – një njësi elitare e forcave speciale përgjegjëse për mbrojtjen e tij.
Pamjet dramatike nqë kanë qarkulluar në internet, tregojnë 26-vjeçarin –në një tentativë për t’u çliruar nga tre rojet ndërsa ai përpiqet të marrë pjesë në përleshjen e dhunshme të së dielës pasdite.