-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreditë e shpejta drejt fundit, Sejko kujtohet pasi ndodhi gjëma

Kryesoret

Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore, që pritet të sjellin shtrëngime të ndjeshme për kredidhënien e institucioneve mikrofinanciare, veçanërisht atyre që japin kredi të shpejta. Burime bëjnë të ditur se po punohet me konsulencën e Bankës Botërore për të hartuar një rregullore që synon të kufizojë huadhënien dhe bazën e klientelës në mikrofinancën konsumatore.

Disa nga parimet ku do të mbështetet rregullorja e re do të jenë një analizë e shtuar financiare e huamarrësve, vendosja e një credit scoring (pikëzimi i kredimarrësve) dhe kufizim të numrit të kredive për një huamarrës të vetëm. Objektivi është që projektrregullorja e re të jetë gati në fillim të vjeshtës.

Këto ndryshime po vijnë pas një trysnie në rritje nga opinioni publik dhe Kuvendi i Shqipërisë, të nxitura sidomos nga çështja penale e ngritur ndaj një institucioni financiar të mbledhjes së kredive të këqija dhe përmbaruesve të lidhur me të, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së këtyre detyrimeve.

Projektrezoluta e Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2023”, ku përfshihen edhe rekomandimet kryesore për punën e institucionit gjatë vitit 2024 dhe në vazhdim, kërkon angazhim në hartimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore, nën asistencë e institucioneve ndërkombëtare, për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka (Lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit