-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori varenë në dorë, Meta: Duhet përgjigje heroike nga banorët e Roskovecit

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e tij në Roskovec mori varenë për të shembur një nga piketat e TEC-it dhe bëri thirrje për marrjen e armëve.

Në konferencën për shtyp Meta theksoi se kjo dhunë meriton përgjigje të organizuar dhe heroike nga banorët e Roskovecit për të mbrojtur tokën e tyre.

“Sepse mafia ka kapur shtetin. Rama kur u kërkoi votat e quajti Toskana, ndërsa tani do të ndërtohet një TEC që do të eksportojë energji elektrike në Greqi. Pse kjo kompani greke nuk investon në Greqi, por do të investojë në një zonë tepër pjellore ku janë ndërtuar qindra hektarë sera e biznese agro-bujqësore”, tha Meta.

Sipas tij banorët duhet të mbrojnë tokën, investimet e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që  të mos largohen dhe të shkretojnë një nga zonat më pjellore dhe të begata të Shqipërisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit