Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global.
Krahasuar me një vit më parë vendi ynë ka rënë 6 vende, por përsëri qëndron mbi vendet e rajonit, Serbisë (26), Maqedonia e Veriut (58), Mali i Zi (67).
Shqipëria ka pësuar një përkeqësim të thellë sa I përket treguesve që lidhen me arritjet në arsim, duke zbritur në vendin e 116 nga vendi I 33 të një viti më parë, dhe fuqizimi politik, nga vendi i 28 në 2023 në vendin e 30-të. Ndërsa përmirësim ka shënuar në treguesit për shëndetin dhe mbijetesën, në vendin e 128, një përmirësim me 5 vende. Po ashtu edhe në treguesin pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, në vendin e 16 nga 18-ti një vit më parë.
Sa i përket hendekut gjinor në Europë, Shqipëria renditet në vendin e 16, duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Italia dhe Austria.
Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë për të 15 vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, me 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda (top 5). (lexo KËTU shkrimin e plotë)