-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku firmos urdhrin për efektivët: Procesi do të zgjasë deri më 30 qershor

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku urdhëroi thellimin e procesit të verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rrumbullaku firmosi urdhrin “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Ai shprehet se procesi do të zgjasë deri me 30 qershor dhe policët duhet të plotësojnë një formular ku të tregojnë nëse kanë qenë të dënuar.

“Integriteti i shëndoshë i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe pastrimi i strukturave nga elementë brenda nesh, të cilët shkelin ligjin dhe betimin, është një proces prioritar dhe i rëndësishëm. Askush që cenon besnikërinë ndaj uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend në strukturat e saj”, tha Rrumbullaku.

Më tej ai shtoi se policët duhet të vetdeklarojnë nëse kanë kontakte apo favore nga krimi i organizuar dhe ato që cenojnë besnikërinë ndaj uniformës nuk do të kenë më vend në strukturat e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit