Ditën e nesërme rreth 27 mijë maturantë do ti nënshtrohen provimit të tretë atij të matematikës.
Koha në dispozicion e provimit do të jetë 2 orë e 30 minuta.
Gjithashtu ambientet do të jenë të mbikëqyrura me kamera dhe me vëzhgues mësuesit.
Ndërsa provimi i fundit do jetë me datë 24 qershor ku maturantët do të testojnë dijet në lëndën me zgjedhje.
Deri tani Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e gjuhës së huaj dhe në dy ditët e ardhshme pritet vlerësimi i pikëve në letërsi dhe gjuhë shqipe.