Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka denoncuar publikisht Mehmet Hasalamin, drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që sipas tij, ka përfituar 4.6 miliardë lekë nga institucionet shtetërore.
Balliu shprehet se kreu i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri është pronar me 100 përqind të kapitalit në subjektin Instituti ‘Dekliada Alb shpk’.
“Në kushtet kur organet e drejtësisë nuk veprojnë, na lind detyra të gjithëve bashkë ne të çojmë ne koshin e plehrave pushtetarët e korruptuar si Erion Veliaj.
Ju ftojmë ditën e premte ora 11:00 në proteste kundër hajdutit më të madh nga Tirana në Bagdad, Erion Veliaj.
Të protestojmë për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e hajdutërisë rilindase” tha ai.