Izraeli dhe Kosova kanë hedhur një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet mes 2 vendeve.
Nga ambasada e Izraelit është bërë e ditur se do të nënshkruhet marrëveshja për hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e vizave për kosovarët.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.