Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.
Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të dy shteteve u bë sot më 18 qershor në Prishtinë, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.
Më herët gjatë ditës, Arbel është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.
Atyre iu parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.
Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.