Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të rrjeteve sociale ka publikuar disa momente nga takimi me ish deputetin Viktor Tusha.
Meta shprehet se shpopullimi dhe largimi i fuqisë punëtore e ka detyruar Viktor Tushën se përveçse një drejtues politik i talentuar të bëhet dhe një fermer “i detyruar”.
“Me këtë rast e siguroj Viktorin, por edhe të gjithë fermerët që merren me vreshtari se me Partinë e Lirisë nesër në qeverisje do të përfitojnë pagesë direkte 1000 euro/hektar ose 100 euro/dynym, bashkë me shumë ndihma dhe mbështetje konkrete financiare”, tha Meta.
Më tej ai theksoi se pa mbështetur bujqësinë dhe blegtorinë nuk e ndalim dot shpopullimin.