Një çift nga Resnja kanë rënë në një humnerë prej 200 metrash të thellë në parkun Nacional të Galiçicës afër Ohrit dhe si pasojë kanë humbur jetën.
Çifti 59 vjeç me iniciale M.H dhe 56 vjeç me iniciale M.H janë gjetur të vdekur brenda makinës së tyre.
Gjatë tërheqjes së trupave të çiftit kanë marrë pjesë edhe një ekip i shërbimit të shpëtimit malor nga Ohri.
Shërbimi i shpëtimit malor Antonio Dodveski tha se “Shërbimet ishin të pafuqishme sepse ishte e nevojshme përdorimi i teknikave dhe pajisjeve speciale për ta kryer aksionin”.