Zbatimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit hyri në vitin e gjashtë më 2024, duke konsumuar gati gjysmën e afatit të kontratës me qeverinë 13 vite.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kompania “Gjoka Konstruksion” që ka fituar koncesionin për ndërtimin e këtij objekti ka marrë gati gjysmën e financimeve prej mbi 15 miliardë lekësh, teksa punimet për ndërtimin e tunelit të Murrizit, pjesa më e vështirë e segmentit vijojnë ende.
Sipas raportimeve dhe konfirmimit të Autoritetit Kontraktues për Ministrinë e Financave deri në vitin 2023 kanë përfunduar 54 km trup rrugë, në stadin e punimeve të avancuara, ku në rreth 19 km ka përfunduar e gjithë paketa e shtresave asfaltike (konglomerat, binder dhe asfaltobeton) dhe pjesa tjetër është në fazën e shtresës së binderit.
Kanë përfunduar punimet me të gjitha elementët e parashikuar në projekt për segmentet rrugore nr. 1, nr. 6, Klos dhe segmenti rrugor Maqellarë – Bllatë, kanë përfunduar 5 Tunelet e rinj, me të gjitha elementet (përfshi edhe ndriçimin).
Ka përfunduar ndërtimi i 2 urave beton-arme, përkatësisht mbi Lumin e Zallit të Bulqizës (144 metra e gjatë) dhe mbi lumin Drin (260 metra e gjatë), ka përfunduar Ura e Vashës dhe Ura e Fshatit Fshat si dhe By Pass-i i Murrizit, me një gjatësi prej 9.6 km.
Gjithashtu kanë përfunduar punimet deri në shtresë Konglomerati, në segmentin rrugor para hyrjes së Tunelit të Murrizit, ku kanë përfunduar pilotat, punimet e mbrojtjes me mur të përforcuar (Lexo KETU shkrimin e plote).