Edhe pak orë kanë mbetur nga ndeshja e dytë e Shqipërisë që do të luhet nesër në 15:00 përballë Kroacisë. Dilemat në kokën e trajnerit Silvinjo janë të shumta. Megjithatë UEFA ka ‘hedhur’ në fushë një formacion të mundshëm të Shqipërisë.
Kështu, sipas parashikimit të UEFA në fushë kombëtarja kuqezi do të zbresë me: Strakoshën; Hysajn, Ajetin, Gjimshitin, Mitajn; Asllanin, Bajramin, Ramadanin; Laçin, Manajn dhe Asanin.
Formacioni i parashikuar për Kroacinë është: Livaković; Stanishiç, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriç, Suçiç, Kovaçiç; Majer, Budimir, Kramariç.
Shqipëria në ndeshjen e parë humbi përballë Italisë me rezultatin 2-1, por hyri në histori për golin më të shpejtë në Europian, pasi Nedim Bajrami shënoi 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes.