-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhafaj mbledh Sekretariatin Teknik, ja çfarë u vendos

Kryesoret

Pas konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion, kryetari Fatmir Xhafaj ka mbledhur Sekretariatit Teknik.

Në mbledhje janë ndarë disa detyra organizative që lidhen me punën organizative të komisonit dhe zbatimeve që u morën në mbledhje.

Sekretariati po përgatit shkresat që do të dërgohen pranë institucioneve të pavarura që krijohen dhe japin llogari te Kuvendi si Avokati i Popullit; Kontrolli i Lartë i Shtetit; Komisioni i Prokurimit Publik; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave; Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare; Autoriteti i Konkurrencës; Instituti i Statistikave.

Për përcaktimin e ekspertëve do të punohet me 3 nëngrupet e Komsionit të Posaçëm.
Raportohet se do të ketë kërkesa zyrtare nga komisioni për organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike publike e private, si dhe një ftesë për organizatat ndërkombëtare për bashkëpunim, asistencë dhe ekspertizë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit