-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në BE, analistët për VOA: Rezultatet paralajmërim negativ për integrimin evropian

Kryesoret

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që nxorën në pah një ndikim të rritur të partive të krahut të djathtë në Evropë, sipas analisteve me të cilat bisedoi Zëri i Amerikës, janë paralajmërim jo i mirë për procesin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Profesorja e shkencave politike në Universitetin e Romës Federiga Bindi dhe analistja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Maria Simoenova i thanë gazetares Garentina Kraja se zgjedhjet, zbuluan një pasqyrë të zymtë në Evropë nën hijen e luftës në Ukrainë, që sipas tyre do të vazhdojë të mbesë shqetësimi kryesor i bllokut evropian që ballafaqohet ndërkohë me krizë financiare dhe retorikën e nxitur kundër emigracionit.

Ballkani Perëndimor do të jetë humbësi kryesor i realitetit të ri politik në Evropë, i dalë nga zgjedhjet parlamentare evropiane sipas analistëve.

Zgjedhjet evropiane, që u mbajtën nga 6 deri në 9 qershor, shënuan një rritje të dukshme të partive të krahut të djathtë, ndonëse partitë kryesore pro-evropiane ruajtën epërsinë.

Analistët vlerësojnë se një nga ndikimet e para pritet të jetë ndaj politikës së zgjerimit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit