Ditën e sotme në Korçë është dhunuar një oficer i sektorit të krimit ekonomik.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit të Korçës, ku një i dehur e ka goditur oficerin me grusht në fytyrë.
Ndërkohë personi që ka goditur oficerin është shoqëruar në polici.
Ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.