“Helvetët” e Zvicrës janë mjaftuar me vetëm 13 minuta për të gjetur golin e barazimit, në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit, aty ku po zhvillojnë sfidën e dytë të Kampionatit Evropian, përballë përfaqësueses së Skocisë.
Një top është kapur bukur nga “ylli” shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili me një goditje potente e dërgon topin në rrjetën e Bunn, duke nisur festën në kampin “helvet”.
Rezultati shkon në 1 me 1.