New York Times i ka kushtuar një artikull Nedim Bajramit, heroi kuqezi, që i shënoi Italisë për 23 sekonda duke thyer cdo rekord për golin më të shpejtë në Europian, por për fat të keq kuqezinjtë humbën ndeshjen e parë në grup.
Në artikull, NYT shkruan se Bajrami përfaqësoi Zvicrën në ekipet e moshave, madje edhe kapiten, por në fund zgjodhi Shqipërinë. Arsyeja është e qartë. “Vendosa të luaj për Shqipërinë pasi dëgjova zemrën time”!
Shkalla e parë dhe e dytë, Apeli i UEFA-s nuk e pranuan vendimin që të luante me Shqipërinë pavarësisht se Ilir Meta asokohe President i dha shtetësinë. Megjithatë, vijon më tej shkrimi, Bajrami shkoi në Arbitrazh dhe aty fitoi të drejtën për të luajtur me ngjyrat kuqezi.