Qeveria ka vendosur që të miratojë kuotat e përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike.
Sipas vendimit që ka vendosur qeveria do të miratohen rreth 300 kuota për kredi të reja për administratën publike për vitin 2024.
Për punonjësit e administratës publike të përzgjedhur do të përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0%.
Për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Ndërsa ky vendim do të hyj në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.