-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i parë i eurodeputetëve në Greqi, merr pjesë edhe Fredi Beleri

Kryesoret

Në takimin e parë të eurodeputetëve të partisë së Mitsotakis Demokracia e Re në Greqi, ka marrë pjesë nëpërmjet një video-konference dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri.

Mediat greke shkruajnë se Beleri ka siguruar një leje nga autoritetet shqiptare dhe ka marrë pjesë nëpërmjet një video konference.

“Beleri njoftoi kolegët e tij për seancën e afërt të ankesës së tij, gjatë së cilës do të vendoset, siç tha ai, nëse ai do të lirohet menjëherë ose nëse do të jetë e nevojshme të presim edhe disa muaj”, shkruan Protothema.

Ndër të tjera raportohet se Beleri është shprehur se mezi pret të shohë kolegët e tij nga afër për të punuar së bashku për të mirën e vendit.

Gjithashtu se ai beson në potencialin e këtij Eurogrupi dhe Partisë Popullore Evropiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit