-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori britanik: Kam arritur të farkëtoj marrëdhënien mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

Kryesoret

Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith tha se gjatë 3 viteve të qëndrimit të tij si diplomat i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka arritur të farkëtojë marrëdhënien më të fortë të mundshme mes dy vendeve.

“Unë jam i qartë se ky vend ka një potencial të madh. Dhe pikërisht për këtë, jam i qartë se ky vend do të arrijë gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen. Si ambasador britanik, unë vendosa të farkëtoj marrëdhënien më të fortë të mundshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”, shprehet ambasadori britanik.

Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një partner i angazhuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

“Ne do t’ju ndihmojmë të nxisni lidhjet  rajonale dhe të investoni në hekurudha dhe infrastrukturë, në mënyrë që ju dhe gjithëkush, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, të mund të udhëtoni lehtësisht, të bëni tregti dhe biznes me njëri-tjetrin”, tha Alastair King-Smith.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit