-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla pas takimit me donatorët: Po gjurmojmë paratë e krimit

Kryesoret

Pas mbledhjes me donatorët, ministri Taulant Bala ka folur për mediat.
Ai u shpreh se tani policia po punon për gjurmimin e parave të krimit. Ai u shpreh se shumë shpejt do të ketë sistem të ri komunikimi brenda policisë së shtetit.

“Zyra e rikuperimit të aseteve është instrumet që do të gjurmojë pasuritë e fshehura të krijuara nga aktivitetet kriminale dhe nga korrupsioni. Është një model i mirë në disa prej vendeve të BE. E kemi vendosur si një ndër objektivat e rëndësishëm. Është diçka që i kishte munguar strukturës së Policisë së Shtetit.

Parimi ndiq paratë, rezulton të jetë i sukseshëm në luftën kundër krimit. Na duhet një punë hetimore shumë efikase për të identifikuar, gjetur, konfisnkuar aseste, llogari bankare, që krimi ka krijuar, përfituar. Edhe BE, SHBA, partnerët, e kanë mbështetur, presim nga komisioni Evropian leximin e fundit të draftit, ta kalojmë në Kuvend, pastaj në qeveri. Është moment i rëndësishëm, nuk mungonte asnjë partner, donator. Kemi fokus të rilindur sa i takon Akademisë së Sigurisë. Po punojmë me republikën federale gjermane për të pasur rbenda policisë sistem të ri komunikimi, duke mos përdorur plikacione që njohim deri tani, por të kemi aplikacionin tonë të komunikimit. Zbatimi do të fillojë brenda pak kohësh”, theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit