-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daku ofendoi maqedonasit? Federata: Kërko falje, do ankohemi tek UEFA

Kryesoret

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut i kërkon sulmuesit kuqezi Mirlind Daku që të kërkojë falje për ofendimet pas ndeshjes me Kroacinë. Por cfarë ndodhi? Në videon e shkurtër që ka qarkulluar në rrjetet sociale Daku shihet me megafon në dorë duke sharë maqedonasit, ndërsa pas tij dëgjohen të thonë të njëjtën gjë edhe tifozët e pranishëm në stadium për ndeshjen me Kroacinë.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojmë thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e një bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet Kombësive të ndryshme.

Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive. Parimet politike janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze.

I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij dhe për dëmin që ka shkaktuar. Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët”, thuhet në reagimin e Federatës së Futbollit të RMV.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit