Përqafimi në tre të mëngjesit në pistën e aeroportit të Phenianit. Me Kim Jong-un të detyruar të qëndrojë deri vonë vetëm për të shkuar dhe për të pritur personalisht mikun e tij më të mirë. Marshalli nuk kursen nderimet për të pritur Vladimir Putinin.
Energjia elektrike është thuajse një luks në Korenë e Veriut, por natën vonë lideri vërshon me drita qendrën e kryeqytetit, ndërsa të dy i çojnë në rezidencën shtetërore. Rrugët janë mbushur me portrete të liderit të Moskës dhe flamuj rusë.
Në mesditë hyrja triumfale e Putinit, si yll, në sheshin Kim Il-sung. Pavarësisht vapës mbytëse, regjimi mobilizon turma të mëdha (thjesht qytetarë, sigurisht jo me vullnetin e tyre) për ceremoninë e bujshme të mirëseardhjes: postera të mëdhenj të dy liderëve që zbukurojnë ndërtesat përreth, të rritur dhe fëmijë duke valëvitur flamuj kombëtarë, ata hedhin tollumbace shumëngjyrëshe në ajër. Kim Jong që takon shkurtimisht mysafirin e tij në një tapet të madh të kuq, duke buzëqeshur, për t’i dhënë dorën.
Mes gjeneralëve me uniformë që përshëndesin Putinin është edhe motra e fuqishme e liderit, Kim Yo-jong. Më pas të dy qëndrojnë bashkë, duke dalë nga makina, duke shijuar “dashurinë” e njerëzve. Kartolina nga Pheniani, dje skena e një historie të keqe dashurie.Për më shumë lexo KËTU