Në burgun e Krujës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
Gardianët e burgut gjatë kryerjes së kontrollin fizik evidentuan se Mirela Demaj e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin Rafael Demaj, iu gjet në xhepin e xhupit një qese me ëlëndë narkotike kanabis.
Menjëherë pas konstatimit:
u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
u hartua dokumentacioni përkatës;
u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.
Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.









